Ballkani i Suharekës, ka dështur të fitojë në Ferizaj.

Ismet Munishi dhe futbollistët e tij, u mjaftuan me një pikë dhe vazhdojnë të jenë në vendin e katërt në tabelë.

Pak minuta para fundit, një futbollist i Ferizajt ishte rrëzuar në fushë dhe ishte e nevojshme edhe intervenimi i stafit mjekësor.

Por ‘Baba’, që është i njohur me reagimet e tij, nuk ka mundur të mos reagojë në këtë rast, kur futbollisti kundërshtar dukej se po e vononte me qëllim lojën.

“Bonja CT-n, shtine në rezonancë”, ka thënë Munishi.