Për herë të parë pas 17 vjetëve karrierë, portieri anglez Joe Hart, ka mbetur pa skuadër.
Ish-portieri i Manchester Cityt, ka thënë se nuk ka iluzione që Real Madrid do të trokasë në derën e tij.
Në një intervistë për BBC, 33-vjeçari ka folur edhe për shumë çështje tjera.
“Unë nuk kam asnjë iluzion se Real Madrid do të trokas derën time, të largojë [Thibaut] Courtois dhe të më merr mua. Unë thjesht kam nevojë për dikë që të besojë në mua”, ka thënë Hart.