Sulmuesi nga Uruguai, Edinson Cavani, nuk do të jetë më pjesë e Paris Saint-Germain.
Ai ka shprehur dëshirën që të luajë në Bombonera.
Mirëpo, skuadra nga Argjentina Boca Juniors, duket se e ka të pamundur që të transferojë Cavanin.
Kërkesat për pagë të Cavanit, mund të jenë pengesë për një marrëveshje të mundshme.
Boca ka vështirësi financiare për shkak të krizës ekonomikë kombëtare, si dhe efektet e pandemisë Cvoid-19.