Mbrojtësi i Kosovës, Benjamin Kololli, ka shënuar përsëri gol.
Zurich ka fituar si skuadër mysafire ST Gallen me rezultat të thellë 0-4.
Rufli shënoi golin e parë në portën e tij, për epërsinë 0-1.
Pastaj, Aiyegun për 0-2, kurse golin e tretë e ka shënuar Benjamin Kololli në minutën 86-të.
Për rezultatin përfundimtar të ndeshjes u përkujdes Aiyegun me golin e dytë personal në këtë ndeshje.
Në formacion si titullarë te Zurichu ishin edhe Hekuran Kryeziu dhe Toni Domgjoni.