Derisa shtohen dyshimet për sa i përket finales së Ligës së Kampionëve, e cila në fillim të sezonit është planifikuar të zhvillohet në Stamboll, ky qytet nuk ka hequr dorë nga dëshira për të zhvilluar ngjarjen.
Këtë e ka konfirmuar ministri i sporteve i Turqisë, Mehmet Kasapoglu, në një kohë që UEFA kishte nisur të shikonte opsione.
“Nuk kam asnjë dyshim që finalja do të zhvillohet në Turqi dhe në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne jemi të bindur se më 17 qershor do të marrim lajme të mira.” u shpreh ministri për TRT Sport.