Qeveria e Kosovës mori vendim gjatë ditës së martë për të lejuar zhvillimin e aktiviteteve sportive me tifozë.

Si duket ndeshja e parë që do të luhet me tifozë, do të jetë ajo ndërmjet Prishtinës dhe Feronikelit.

Kjo ndeshje do të luhet të hënën në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

“Pas vendimit të fundit të Qeverisë, e cila parasheh shfuqizimin e masave kundrejt grumbullimit në masë, nga 29 qershori, e hënë, ditë kur Prishtina e pret Feronikelin nga ora 19, mund të zhvillohet me praninë e shikuesve. Megjithatë, klubi ynë pret vendimin përfundimtar nga organet gjegjëse pranë FFK-s dhe për më hollësisht do t’iu njoftojmë me kohë”, ka shkruar Prishtina në faqen e saj zyrtare në rrjetin social “Facebook”.