Mbrojtësi i Shqipërisë, Marash Kumbulla, do të vazhdojë të luajë në Serie A.

Skuadra nga kryeqyteti italian, Lazio, duket se e ka më seriozisht se të gjithë sa i përket transferimit të mbrojtësit shqiptar.

Sipas Gianluca DiMarzio, Lazio tashmë ka bërë një ofertë për mbrojtësin e Veronës, Marash Kumbulla.

Kumbulla tashmë është pajtuar për një marrëveshje pesë-vjeçare, megjithëse të dy klubet ende nuk kanë rënë dakord për çmimin.

20-vjeçari bëri debutimin e tij në Serie A gjatë vitit 2018 dhe gjithashtu ka bërë paraqitje të mira edhe për Shqipërinë.