Futbollisti i Kosovës Lirim Kastrati, ka shënuar sërish në kampionatin kroat.
Skuadra e tij NK Lokomotiva ka barazuar 2-2 me Rijeken.
Lirim Kastrati shënoi në minutën e 36-të për epërsinë e mysafirëve.
Ky është goli i 9 këtë sezon që shënon futbollisti nga Kamenica.
Për vendasit shënuan Yateke në minutën e 66-të dhe Andrijasevic në minutën e 78-të.
Kurse golin e barazimit e që ishte edhe rezultati përfundimtar i këtij takimi e shënoi Karacic nga pika e bardhë në minutën e 84-të.
Në formacion startues te NK Lokomtiva ishte edhe tre futbollistë shqiptarë, Myrto Uzuni, Enis Çokaj dhe Jon Mersinaj.