Skuadra e drejtuar nga trajneri gjerman Jurgen Klopp, Liverpool, është kampion i ri i Anglisë.

Ata fituan titullin para kohe, falë fitores së Chelseat.

Me këtë fitore 2-1, Chelsea ‘ia siguroi’ Liverpoolit titullin e 19-të në histori, qysh sonte. Megjithatë, Liverpool, ishte 23 pikë para vendit të dytë, raporton VAR Kosova.

Por skuadra e drejtuar nga Frank Lampard, edhe më parë e kishte ndihmuar një skuadër që të shpallej kampion.

Bëhet fjalë për Leicester City, kur drejtohej nga trajneri italian, Claudio Ranieri.

Më 2 maj 2016, Chelsea ia siguroi titullin e parë në Premier League, Leicester Cityt, pas barazimit 2-2 kundër Tottnham Hotspur, në Stamford Bridge./VAR Kosova/