Liverpooli mund të detyrohet ta festojë titullin e kampionit në parkingun e stadiumit Goodison Park.

Kjo pasi skuadrat me stadiume më të vjetra po detyrohen të gjejnë mënyra kreative për ta mundësuar mbajtjen e distancës fizike, që po i kërkohet nga qeveria britanike, për kur të rinisë futbolli javën e ardhshme.

Evertoni do ta presë Liverpoolin për ndeshjen e parë të këtij sezoni dhe mund të detyrohet ta ndërtojë një strukturë të përkohshme në parkingun e stadiumin, të cilët do ta shfrytëzonte Liverpooli.

Derisa Liverpooli mund të shpallet kampion i Premierligës qysh në derbin e qytetit kundër Evertonit.