Kanë përfunduar ndeshjet e radhës në Superligën e Kosovës në futboll.
Derbi mes Llapit dhe Prishtinës u mbyll në paqe, me të dy skuadrat që shënuan nga një gol.
Prishtina kaloi e para në epërsi me anë të Ahmet Januzit.
Por Llapi barazoi me Mentor Zhdrellën, i cili realizoi një supergol nga gjuajtja e lirë.
Ky barazim ia zbeh Prishtinës gjasat për titull, pasi tani ka 4 pikë më pak se lideri Drita.
Në ndeshjet tjera, Ballkani ka barazuar në udhëtim te Ferizaj.
Derisa ndeshja Ferronikeli-Drenica u mbyll pa gola.