Federata italiane e Futbollit ka bërë të ditur masa të ashpra për shkelësit e rregullave higjienike dhe ato të sigurisë.
Juventus dhe Sampdoria janë skuadrat e fundit që iu nënshtruan inspektimit dhe siguria ishte optimale.
E për ata që do ta shkelin rregulloren do ketë dënime të ashpra.
Skuadrat që nuk do respektojnë rregullat higjienike dhe sigurinë, do përjashtohen nga kampionati aktual.
Nuk do të ketë mundësi apelimi dhe cilido ekip shkelës, do të dënohet për të mos cënuar sezonin që është dëmtuar edhe kaq në masë të madhe, nga pandemia.
Serie A rikthehet më 20 qershor.