Floyd Mayweather do të paguajë për shërbimet e funeralit për George Floyd.
Kështu ka bërë të ditur një përfaqësuesi të ish-boksierit.
“Ai ndoshta do të zemërohet me mua që po e them këtë, por, po, Mayëeather pa dyshim që do të paguajë për funeralin”, ka thënë Leonard Ellerbe, drejtor ekzekutiv i Mayëeather Promotions.
Mayëeather më parë kishte paguar për funeralin e ish-boksierit, Genaro Hernandez, i cili ndiq nga kanceri në moshën 45-vjeçare në vitin 2011.
I riu amerikan me ngjyrë, George Floyd, vdiq javën e kaluar në Minneapolis pasi polici Derek Chauvin, i cili ia mbajti gjurin mbi qafë për më shumë sesa tetë minuta.