Tashmë është gjithçka zyrtare, Arthur është larguar nga Barcelona dhe Pjanic ka lënë Juven për Barcelonën.
Për largimin e mesfushorit brazilian Arthur Melo, është kritikuar shumë klubi katalan, pas ka zëvendësuar atë me një 30-vjeçar.
Kundër largimit të Arthur ishte edhe kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi. Të paktën kishte thënë se e ka pëlqyer lojtarin.
“Nga të gjithë ata të rinj që kanë ardhur do të zgjidhja Arthur. Edhe pse, janë të gjithë të mirë. Por, ai më pëlqen më shumë”, kishte thënë Messi në vitin 2018, derisa kishte folur për blerjet e reja që kishte bërë Barcelona.