Luka Modriç ka zbuluar në biografinë e tij detaje nga një zënkë mes Cristiano Ronaldos dhe Jose Mourinho.

E gjithë kjo ndodhi gjatë një ndeshjeje të Real Madridit në Kupën e Mbretit në vitin 2013, ku sipas Modriçit, Ronaldo kishte qenë gati të shpërthente në lot.

Ronaldo dhe Mourinho u zunë për një kohë të gjatë në fushë.

“Kur u ktheva në zhveshtore pas pjesës së parë, unë e pashë Ronaldon të dëshpëruar, pothuajse duke shpërthyer në lot. Mourinho hyri dhe nisi ta kritikonte portugezin për përgjegjësinë e tij gjatë ndeshjes. Ata të dy u zemëruan aq shumë nga ajo zënka saqë vetëm ndërhyrja e bashkëlojtarëve të tjera arriti ta ndalë një rrahje të vërtetë mes atyre dyve” ka treguar kroati.