Mesfushori bavarez Thomas Muller, ka folur për një lëvizje të mundshme të Bayern Munich për transferimni e Kai Havertz.
“Ai ka aftësi të jashtëzakonshme. Sigurisht që ne duam që të gjithë lojtarët e mirë të luajnë te Bayerni”, ka thënë Muller.
Ndërsa ish-shefi i Bayer Leverkusen, Reiner Calmund ka shprehur besimin e tij se mesfushori nuk do të shitet për më pak se 100 milion euro.
20-vjeçari ka shënuar 15 gola në 38 paraqitje në sezonin 2019-20, ndërsa ka kontribuar edhe me tetë asistime.
Pas progresit të madh në dy sezonet e fundit, Havertz është një nga talentet më të kërkuar në futbollin evropian.