Vedat Muriqi ka shënuar vetëm dy gola në nëntë ndeshjet e fundit.
Kjo ka bërë që mediat turke ta akuzojnë se në pjesën e dytë të sezonit nuk po e tregon formën e lartë si në pjesën e parë.
Së fundmi, Fenerbahçe u mposht 2:0 nga Kasimpasa në fundjavë.
Kështu, shpresat për titull apo kualifikim në Ligën e Kampionëve i janë shuar.
Në 19 ndeshjet e para, Muriqi i kishte shënuar plot 12 gola.
Muriqi ka qenë vazhdimisht i përfolur në tregun e transferimeve.