Trajneri gjerman i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka një dëshirë të madhe për të trasnferuar mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly.
Sipas Corriere Dello Sport, Liverpooli ka bërë një ofertë fillestare prej 58 milionë për euro.
Mirëpo, kjo ofertë është rezufuar nga drejtuesit e Napolit.
Për shërbimit e mbrojtësit nga Senegali, ka shprehur interesim edhe Manchester United.
Por, fituesit e Kupës së Italisë këtë vit, dëshirojnë së paku 90 milionë euro për mbrojtësin.
Liverpooli do të duhet të grumbullojë dukshëm më shumë para, nëse duan që Koulibaly të jetë partneri i holandezit Virgil van Dijk në mbrojtje sezonin e ardhshëm.