Pas pauzës prej 93 ditëve për shkak të koronavirusit, futbolli u rikthye edhe në Spanjë.

La Liga ka ri-startuar në Estadio R. Sanchez Pizjuan, me ndeshjen Sevilla – Real Betis.

Vendasin shënuar fitore me rezultat 2-0. Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë të ndeshjes.

Lucas Ocampos u bë futbollisti i parë që shënon në La Liga pas rikthimit. Ishte minuta e 56-të kur ai shënoi nga 11 metërshi.

6 minuta më vonë, për epërsinë 2-0, shënoi Fernando.

Me këtë fitore, Sevilla përforcon vendin e tretë në tabelë me 50 pikë.