Në xhiron e 26-të e Ipko Superligës së Kosovës, sot zhvillohen tri ndeshje dhe të tria në të njëjtën kohë.
Në stadiumin Riza Lushta në Mitrovicë, Trepça 89 pret Flamurtarin. Të dy klubet janë duke luftuar për mbijetesë.
Vushtrria në Ferrki Aliu pret liderin e tabelës Dritën.
Kurse rivali i Dritës, Gjilani, udhëton në Klinë në stadiumin 18 qershori, për t’u përballur me Dukagjinin.