Prishtina ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale të Digital Kupës së Kosoëvs, kundër Drenicës.

Kryeqytetasit fituan 3-0 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Fitoren nuk e shijuan PLISAT, të cilët për një kohë nuk do të lejohen në stadium për shkak të masave kundër COVID-19.

Një grup i tifozëve e shikuan ndeshjen nga Pallati i Rinisë dhe në fund, futbollistët u përshëndetet nga tribunat e stadiumit.

Pas ndeshjes, PLISAT kanë bërë një postim në profilin e tyre në rrjetin social Facebook.

“Klubi jonë i zemrës sonte triumfoi ndaj KF Drenicës në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Kupë, me rezultat 3:0 dhe me shumë gjasë ndodhemi në finale. Edhe pse nuk ishim prezent në tribuna, ne prapë nuk e lamë vet klubin dhe ishim mbi pllato në përkrahje të Prishtinës! Për fund, mbani “Distancë sociale nga klubet sezonale. FORCA PRISHTINË”, thuhet në postim.