Mesfushori serb i Lazios, Sergej Milinkoviç-Saviç pati një përplasje me portierin shqiptar, Marco Alia.
Serbi ndërpreu menjëherë seancën stërvitore, pasi ndjeu shqetësime në gju.
Mjekët e Lazios janë shfaqur optimistë, pasi kanë deklaruar se dëmtimi nuk mund at lërë më shumë se dy javë pushim mesfushorin serb.
Milinkovic-Savic është një nga futbollistët më të kërkuar të Lazios në merkato.