Arijanet Muriqi, portieri i talentuar i Kosovës, që është në pronësi të Manchester Cityt, dy vjet më parë ka treguar disa detaje për ish-trajnerin e tij, Pep Guardiola.
Sipas Muriqit, që debutoi me fanellën e Kosovës në fitoren 4-0 ndaj Azerbajxhanit, ish-trajneri i Barcelonës është i pakrahasueshëm.
“Guardiola më pëlqen shumë për mënyrën se si reagon në stërvitje. Më pëlqen kur më bërtet për ndonjë gabim, kur rrezikoj në stërvitje… më pëlqen me të vërtetë” pati thënë Muriqi.
Pas dështimit gjatë huazimit te Nottingham Foresti, Muriqi është rikthyer te City.