Sulmuesi norvegjez Erling Haaland, me paraqitjet e tij mbresëlënëse, ka ngjallur interesimin e shumë klubeve të mëdha evropiane.
Në garë për shërbimet e sulmuesi të Borussia Dortmund, është futur edhe Paris Saint-Germain, raporton Foot Mercato.
Klubi francez dëshiron që sulmuesi norvegjez të jetë i pari që mbërrin në Parc des Princes këtë verë, pasi trajneri Thomas Tuchel duket se do të bëjë disa ndryshime në skuadrën e tij.
Nëse PSG arrin një marrëveshje me Haaland, në radar janë edhe dy futbollistë të tjerë.
PSD dëshiron të blejë edhe adoleshentin e Rennes, Eduardo Camavinga dhe mesfushorin serb të Lazios, Sergej Milinkovic-Savic.