Më 14 qershor, Real Madrid do ta luajë ndeshjen e parë pas rikthimit të futbollit në Spanjë.
Rikthimin në fushë pas pauzës për shkak të koronavirusit, Real do ta bëjë kundër skuadrës Eibar.
Ndonëse Real Madrid do të jetë vendas, ndeshja nuk do të luhet në Santiago Bernabeu.
Stadiumi i madrilenëve është në rinovim dhe tashmë kanë filluar punimet që do ta ndryshojnë në masë të madhe pamjen e tij.
Ndeshjet si vendas, futbollistët e Zinedine Zidane do t’i luajnë në stadiumin rezervë ‘Alfredo Di Stefano’.