E premtja e parë e qershorit, shënon rifillimin e Ipko Superligës së Kosovës, pas pauzës për shkak të koronavirusit.

Me topa të dezinfektuar dhe pa tifozë, Llapi pret në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë, skuadrën e fundit në tabelë.

Ndeshja ndërmjet KF Llapi dhe Dukagjini, zhvillohet prej orës 16:00.

Kjo edhe do të jetë ndeshja e vetme e ditës së sotme, për t’i hap rrugë ndeshjeve të tjera që do të zhvillohen në këtë fundjavë.