Valon Behrami dhe familja e tij, u larguan nga Kosova në fillim të viteve ’90.
Kur në Kosovë kishte filluar lufta, Valoni ishte në Zvicër.
“E mbaj mend natën kur arritëm me autobus. Ishte vërtetë ftohtë në Zvicër, ishte muaji dhjetor. Dy muajt e parë ishin shumë të rëndë. Unë dhe motra qanim gjatë gjithë kohës”, kishte thënë Valon Behrami.
Por me mendje e zemër ishte në Mitrovicë, aty ku kishte pjesën tjetër të familjes.
Dy anëtarë të familjes u vranë nga forcat serbe.
“Pas disa vitesh, lufta fillojë shumë keq. Ishte moment frustrues për familjen time, sepse ne ishim në vend të sigurt. Por pjesa tjetër e familjes kishte mbetur atje. Xhaxhai im dhe kushëriri im u vranë. Tentuan te kalonin kufirin. Problemi më i madh ishte se i vendosën gratë në njërën anë dhe burrat në tjetrën dhe i qëlluan (i vranë) të gjithë burrat para grave”, kishte thënë Behrami.
Ai e ktheu kokën edhe njëherë nga vendlindja, kur Kosova u pranua në UEFA dhe FIFA.
Megjithatë, vendosi të luajë për Zvicrën, ku luajti nga viti 2005 deri në vitin 2018.
Gjatë karrierës si profesionist, Valon Behrami ka luajtur në 12 skuadra. Aktualisht është duke luajtur në Serie A, te Genoa.