Jadon Sancho, është dënuar nga DFL për shkak të shkeljes së rregullores lidhur me parandalimin e coronavirusit.

Ylli anglez i Borussia Dortmundit së bashku me shokun e tij të skuadrës, Manuel Akanji u dënuan pasi të dy postuan fotografi duke u qethur në shtëpi pa pajisje mbrojtëse.

Në njoftimin zyrtarë të DFL thuhej se “Lojtarët kanë të drejtë të prenë flokët por kjo duhet të bëhet në përputhje me rregullat higjienike të vendosura nga institucionet shëndetësore”.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar ylli anglez në llogarinë personale në twitter.

“DFL–absolutisht qesharake”, ka shkruar ai.