Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, beson se ritmi i lojës së skuadrës së tij do të përmirësohet.
Barça arriti një fitore të vështirë kundër Athtletic Bilbao me rezultat minimal 1-0 në Camp Nou.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi kroati Ivan Rakitiç, i cili hyri në lojë duke zëvendësuar mesfushorin Sergio Busquets.
“Ai bëri një punë të mirë, duke fituar topin dhe u përfshi në momentin vendimtar”, tha Setien.
Me këtë fitore, Barcelona është tri pikë para rivalit Real Madrid, që luan të mërkurën (sot) kundër Real Mallorca.
“Ne duhet të fitonim, si çdo lojë tjetër. Kjo do të thotë që kemi tre pikë dhe ne duhet të presim për të parë se çfarë bën rivali ynë i drejtpërdrejtë. Ne nuk shqetësohemi për atë që po bën rivali ynë, por për atë që ne po bëjmë”, tha Setien.