Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, ka folur për filozofinë e klubit spanjoll për përdorimin e lojtarëve të rinj nga akademia.

Sipas tij, përdorimi i lojtarëve të rinj është një bast afatgjatë dhe mund të mos funksionojë për një klub që ka nevojë për sukses të menjëhershëm.

“Të luajmë me lojtarë të rinj, nuk është vetëm dëshirë e imja, por një të tillë e planifikon edhe klubi”, ka thënë Setien për ara.cat.

“Nëse nënshkruan pesë lotjarë që janë më të mirët në botë në pozicionin e tyre, do të jetë e vështirë të ketë vend për një djalë nga ekipi i të rinjve. Ne duam të fitojmë gjithçka, duam të jemi të parët, por duam gjithashtu që një djalë 17 vjeç të performojë si dikush që ka fituar Kupën e Botës”, ka thënë trajneri.

Ai ka thënë se ai mund të luajë edhe me futbollistë të rinj, por ka frikë nga shkarkimi.

“Të gjithë flasin për dëshirën për të fituar, por nëse unë luajë me katër fëmijë dhe ne nuk fitojmë, klubi më shkarkon. Mirëpo, nëse transferojmë lojtarët me përvojë, njerëzit do të jenë të lumtur, por të rinjtë nuk do të kenë vend”, ka thënë Setien.

Ai ka folur edhe për francezin, Antoine Griezmann, duke thënë se ende nuk ka i përmbushur pritshmëritë. Derisa shpreson se do të qëndrojë te Barcelona për sezonin e ardhshëm.