Mbrojtësi shqiptar i Arsenalit Shkodran Mustafi, ka shfaqur entuziazëm para rikthimit në fushë pas pauzës për shkak të koronavirusit.
Mustafi ka thënë se ka ushtruar shumë gjatë kohës së pandemisë dhe është i gatshëm të luajë përsëri.
“Muajt e kaluar kanë qenë sfidues për të gjithë ne, por kemi punuar shumë. Nesër na pret një ndeshje e fortë, por ne jemi gati për këtë betejë”, ka shkruar Mustafi në Twitter.
Arsenali do ta ketë një ndeshje shumë të vështirë, pasi udhëton te Manchester City.