Liverpooli do ta shpërblejë mbrojtësin holandez, Virgil Van Dijk.
Ky i fundit ka refuzuar ofertën e Paris Saint-Germain dhe ka shprehur dëshirën që të qëndrojë te Liverpooli, raportojnë mediat në Angli.
Për këtë veprim, skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp, ka vendosur ta shpërblejë mbrojtësin gjigant.
Për besnikërinë e tij, atij do t’i ofrohet një marrëveshje e re pesë-vjeçare, me vlerë 220,000 euro në javë.
Kjo e bënë holandezin lojtarin me pagën më të lartë në histori të klubit.