Skuadra e bomberit të Kosovës Vedat Muriqi, Fenerbahçe ka humbur mundësinë që të luajë në finale të Kupës së Turqisë.

Fenerbahçe ka humbur në shtëpi nga Trabzonspor me rezultat 3-1.

Sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi luajti nga minuta e parë, megjithatë nuk ka arritur të shënojë në këtë ndeshje.

Golin e vetëm për Fenerhahçen e shënoi Turuç, kurse për mysafirët shënoi dy herë Sorloth dhe golin e tretë e shënoi Novak.