Karriera e argjentinasit, Carlos Tevez, është pothuajse në fund.

Tashmë ai ka filluar të bëjë plane për ndeshjen lamtumirës, ku do të përfundonte karrierën si futbollist.

Dëshira e tij është mjaftë interesante. Ai dëshiron të bashkojë në një ekip Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin.

Normalisht vetëm për këtë ndeshje lamtumirëse. Pjesë e këtij ekipi natyrisht se janë dhe yje të tjerë të futbollit, kryesisht futbollistë me të cilët Tevez ka luajtur, si te Manchester United dhe Juventus.

“Nëse do të më duhet të mblidhja një ekip, do të dukej kështu: Buffon, Hugo Ibarra, Rio Ferdinand, Gabriel Heinze, Patrice Evra, Andrea Pirlo, Paul Scholes, Paul Pogba, Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Wayne Rooney”, ka thënë Tevez për Radio La Red.

Sulmuesi argjentinas do të vazhdojë të jetë te Boca Juniors edhe për gjashtë muaj të tjerë.