Mesfushori spanjoll, Thiago Alcantara, dëshiron të largohet nga Bayern Munich.

Ai ka refuzuar të nënshkruajë kontratë të re me bavarezët, shkruan Spox.

Pas këtij lajmi, drejtuesit e Liverpoolit, kanë filluar të punojnë në transferimin e tij në Anfield.

Liverpooli mund të jetë destinacioni i ardhshëm për 29-vjeçarin spanjoll, duke parë dëshirën e tij që të luajë në ndonjë klub tjetër të madh.

Liverpooli i Jurgen Klopp, tash që po shqyrton mundësinë për t’i bërë një ofertë gjatë verës ish-mesfushorin të Barcelonës.

Bayern Munich mund të kërkojë deri në 50 milionë euro për shërbimet e tij, para se Thiagos t’i skadon kontrata vitin e ardhshëm.