Bayern Munich shpallet kampion i Gjermanisë për herë të 8 me radhë, pasi mboshtën Werder Bremenin.
Ylli i Kosovës Milot Rashica, ka luajtur 62 minuta në përballjen me Bayern Munich.
Por Rashica sërsih nuk ka gjetur golin dhe skuadra e tij ka humbur përsëri.
Ndryshe nga Rashica, Robert Lewandowski, ka vazhduar të shënojë.
Polaku shënoi golin e vetëm në ndeshje në fund të pjesës së parë, pas një harkimi të qendërmbrojtësit Boateng.
Me golin e shënuar kundër Werder Bremen, Lewa arrin shifrën e 31 golave këtë sezon në Bundesligë, kurse 45 në të gjitha garat.
Bremen është e parafundit në renditjen tabelare me 28 pikë të grumbulluara.