Mesfushori i Real Madrid Toni Kroos, nuk është i sigurt se futbolli është i gatshëm të pranojë që tregojnë se janë homoseksual.

Sipas gjermanit, tifozët e skuadrave rivale gjatë ndeshjeve, do të mund të krijonin një mjedis armiqësor kundër atyre që tregojnë publikisht orientimin e tyre seksual.

“Unë besoj që të gjithë duhet të jetojmë në liri të plotë, nuk ka asnjë dyshim në këtë”, ka thënë Kroos për revistën GQ, në një artikull për LGBT.

“Nuk e di nëse do ta këshilloja ndonjë futbollist që të deklarohet publikisht dhe të thotë që është homoseksual. Nuk do të mund ta garantoja që ai nuk do të përfundonte i fyer dhe i ofenduar.