Trepça 89 ka reaguar ashpër pas humbjes së sotme ndaj Dritës në Riza Lushta.
Skuadra nga Mitrovica është duke luftuar për mbijetesë në Superligë.
Pas ndeshjes edhe trajneri i ekipit kishte deklaruar se nuk iu dhanë dy penallti skuadrës së tij.
Në një njoftim në Faebook të postuar nga skuadra mitrovicase është përdorur një gjuhë jashtëzakonisht e ashpër ndaj referit kryesor të takimit, kreut të FFK-së dhe të gjyqtarëve.
Ky është postimi:
Njoftim për mediat elektronike dhe të shkruara.
Pas përfundimit të ndeshjes së sotshme
KF TREPÇA’89 – FC Drita 0:2
Kryesia mbajti takim urgjent dhe del me këtë deklaratë:
KF Trepça’89 – Visar Kastrati 0:2
Këlyshi i Agim Ademit dhe Përparim Hasanit, Visar Kastrati e përfundon misionin me sukses i cili ngarkohet nga Eprorët e tij. Një Refer i cili është i paisur me Licencën e UEFA-së dhe FIFA-së, i cili edhe gjatë ndeshjeve zyrtare bartë Logon e dy institucioneve kryesore të futbollit ndërkombëtar të bëjë kësi paraqitje kësi referimi është skandaloze. Shihen qartë dëmtimet ndaj klubit tonë, ndëshkimet e dy qendërmbrojtësve ku qartë ju bënë me dije se ka ardhur me mision. Refer i licencuar nga UEFA e të mos i dijë gjërat elementare, rasti me ndëshkimin me kartonin e dytë të kuqë për mbrojtësin tonë Richard Asare i cili nuk ka qenë në dijeni se është ndëshkuar me kartonin e parë por ai karton ja ka shqiptuar kur lojtari në fjalë ka qenë i kthyer me shpinë nga Referi dhe as që ka qenë në dijeni se është ndëshkuar.
Detyr tjetër e radhës e së ngarkuarit Kastrati, mos akordimi i penalltisë në minutën e 51’ ndaj lojtarit tonë Traore ndërhyrje për penallti dhe ne minutën e 68’ Hamdi Namani e prek topin me dorë në zonën e rreptësis. Lejimi i lojës së ashpër i lojtarëve të FC Drita ku shumë shpeshë kanë merituar edhe të ndëshkohen me kartona të verdhë.
Këto janë ekipet e përkdhelura të Agim Ademit i cili ju ka premtuar daljën në Arenën Ndërkombëtare dhe njëkohësishtë ato klube të cilat do të dëmtohen në këtë rast KF TREPÇA’89, ku Presidenti z. Zeka është duke e menduar edhe më të keqen mos vazhdimin e investimeve në klub nëse Federat vazhdon të udhëhiqet nga personat sikur Agim Ademi.
Duke shpresuar se do të ndryshohet në të mirë për Federatën, Ju përshëndes por i frustuar
Presidenti i KF TREPÇA’89 z. Abedin Zeka BEKI
Mitrovicë 14.06 2020.