Cengiz Under ka pasur paraqitje shumë të mira për Romën, prej kur u transferua nga kampionati turk.
Për shërbimet e tij është e interesuar skuadra e Manchester United, raporton Corriere dello Sport.
22-vjeçari shihet si alternativë e Djajve të Kuq, nëse dështojnë të transferojnë anglezin Jadon Sancho dhe italianin, Chiesa.
Mediat në Itali raportojnë se Under mund t’i kushtojë Manchesterit 30 milionë euro.
Në vitin 2017 Under u largua nga Basaksehir dhe iu bashkua Romës. Në 67 paraqitje ka shënuar 13 gola.