Skuadra e Feronikeli për femra, ka humbur nga Mitrovica, në ndeshjen që ishte si finale.
Pas humbjes, drejtuesit e klubit nga Drenasi, kanë akuzuar deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu-Kamishi dhe vëllain e tij që është president i Mitrovicës, Hajrullah Haxhiun, për fyerje e sulmim.
Ankesa po ashtu Ferinokeli ka pasur edhe për golin e fitores të shënáuar nga Kaltrináa Biçkaj.
Ky është reagimi i plotë.
Reagim nga KFF Feronikeli
KFF Mitrovica u shpall Kampione në Superligën e femrave në futboll, mirëpo rezultati i takimit dhe trofeu i këtij edicioni të Superligës, doli në plan të dytë.
Sot, në futbollin e Kosovës, politika akter në sport, një akt tejet i dënueshëm nga shtëpia më e madhe e futbollit UEFA, shtëpi në të cilën po përatisim edhe ankesë.
Në ndeshjen finale, KFF Mitrovica – KFF Feronikeli, i pranishëm në tribuna ishte edhe deputeti, Bekim Haxhiu (Kamishi). Ardhja e tij në stadium është krejtësisht normale, mirëpo sa normale është shëtitja e tij gjatë gjithë kohës, e në mes pjesëve, edhe futja e tij edhe në zhveshtore?
Anësori e aprovoi një “gol fantazmë”, me të cilin u vendos ndeshja. Gol për të cilin ishte në hamendje edhe gjyqtari kryesor, e pas të cilit u ndal loja për 3-5 minuta, duke bërë që të konsultohen mes vete edhe gjyqtarët, për shkak të dyshimit që krijoji situata. Këtu po ua bashkangjesim edhe videon e cila mbetet të vlerësohet edhe nga përgjegjësit e FFK-së.
Presidenti i KFF Mitrovicës që njëherish është edhe vëllau i “Kamishit”, si dhe zyrtarë të këtij klubi, nuk i kursyen në asnjë qast fyerjet më të rënda, në drejtim të Kryesisë së KFF Feronikelit, trajnerëve të klubit, madje në një moment ofendojnë edhe portieren e klubit që ishte në bankën rezervë, e cila po përgatitej për tu futur në ndeshje. Ata fyejnë dinjitetin e një sportisteje dhe dinjitetin e një femre, me shprehjet më të rënda të mundshme. Fyerje të cilat nuk mundi të i përballojë dhe u detyrua të ngjitet shkallëve të tribunave.
“Kamishi” tregoi “trimërinë” e tij edhe në dalje, duke fyer e duke tentuar që ti sulmojë Kryesinë e KFF Feronikelit, një kryesi e cila i rezervonte vendin në stadiumin “Rexhep Rexhepi”.
Ai së bashku me gjithë familjen e tij dhe njerëzit përreth, sulmuan dhe fyen gjatë gjithë kohës pjesëtarët e KFF Feronikelit, duke obliguar policinë dhe sigurimin të futet në mes.
Duke e parë gjendjen, ne si klub ishim të detyruar të tërhiqemi nga ceremonia e medaljeve që është protokol zyrtar gjë e cila nuk do të dëshironim të ndodhte, por pasi që siguria e jonë dhe e vajzave kërcënohej jashtëzakonisht shumë, u detyruam ta marrim një vendim të tillë. Ato u fyen, u degraduan edhe madje edhe u sulmuan, duke bërë që ne si klub të tërhiqemi sa më shpejtë nga ai teren armiqësor.
“Kamishi” me “të tijët”, u përkujdesën për një lojë e cila nuk u luajt në fushë, por moralisht mori tjetër kahje, pasi që takimet që përfundojnë në fushë, përfundojnë me zgjatje të duarve, e jo me sharje e kërcënime e deri në tentim për konflikt fizik, duke futur sigurimin dhe policinë në mes.
KFF Feronikeli të hënën në mëngjes, do të deponojnë ankesën në Federatën e Futbollit të Kosovës dhe poashtu direkt edhe në UEFA.
UEFA ka luftë të pakompromistë të futjes së politikës në futboll dhe ne nuk do të jemi asnjëherë duarkryq sa i përket kësaj.