Futbollisti nga Kosova Valon Behrami, ka thënë se ende mund të luaj.

Mesfushori 35-vjeçar nga Mitrovica ka thënë se u rikthye në Serie A, duke iu bashkuar Genoas, për të dëshmuar se nuk kishte mbaruar si lojtar.

Ai ishte lojtar i lirë pasi u largua nga Sioni dhe u rikthye në Serie A duke iu bashkuar Genoas në janar.

Ish-përfaqësuesi shqiptar i Zvicrës thotë se Genoa ia dha një mundësi të madhe për ta dëshmuar veten në këtë moshë.

“Kthimi në Genoa ishte mundësi shumë e madhe pas gjashtë muajve të vështirë për mua. Sinqerisht, kam dashur të dëshmoj se nuk kam marrë fund si lojtar”, ka thënë Behrami për Genoa Channel.

Valon Behrami i luajti vetëm shtatë ndeshje pasi iu bashkua klubit, për shkak se futbolli u pezullua si pasojë e pandemisë koronavirus.