Mesfushori boshnjak Miralem Pjanic, ka jetuar në Luksemburg pasi familja e tij kishte ikur nga lufta në Bosnje e Hercegovinë.
Atje futbollisti i Juventusit, shkon shumë shpesh.
Edhe kohën e izolimit për shkak të koronavirusit, e kishte kaluar me familjen në Luksemburg.
Por kur është kthyer në Torino, pas grumbullimit të ekipit të Juventusit, vetura e tij ka mbetur në Aeroportin e Luksemburgut.
Në një fotografi të bërë nga një shikues i VAR Kosova, i cili punon në këtë aeroport, shihet vetura e tij e parkuar në parking.
Vetura ka tre javë që është në të njëjtin vend./VAR Kosova/