Të shtunën mbrëma, Barcelona ka barazuar pa gola me Sevillan.
Pas ndeshjes, mesfushori i Barcelonës, Arturo Vidal, ka folur për ndeshjet pa tifozë.
“Tifozët të japin zemër para se të dalësh në stadium. Tash atmosfera ka ndryshuar plotësisht”, ka thënë kiliani, shkruan Marca.
“Kur nuk e ke motivimin nga tifozët, e ke të vështirë të përqendrohesh, madje as nuk të dëshiron të futesh në fushë”, ka thënë Vidal.
“Futbolli ka të bëjë me atmosferën që e krijojnë tifozët”, ka përfunduar kiliani.