Largimi nga Bundesliga i sulmuesit gjerman Timo Werner, duket i pashmangshëm.
Skuadra e re e tij, do të jetë Chelsea. Një gjë të tillë e dëshiron vet sulmuesi.
Mirëpo sipas gazetarit të sportit, Fabrizio Romano, ende nuk ka asgjë zyrtare.
Në Twitter ai ka shkruar se “drejtori i Leipzig ka thënë nuk është nënshkruar asnjë kontratë ndërmjet klubeve”.
Megjithatë Chelsea ka ‘një kontratë verbale’ me sulmuesin Timo Werner dhe e kanë bindur atë që sezonin e ardhshëm të jetë në Stamford Bridge.
Dokumentet e nevojshme për transferimin e tij në Londër, janë duke u përgatitur.