Prej 12 ditësh, bashkë administratori i Digitalb, i zgjedhur nga Vjollca Hoxha refuzon të firmosë pagat e të gjithë punonjësve për shkak të mospagesës së një fature reklamash për Top Channel.

Kjo faturë besohet se është lëshuar në kundërshtim me vendimin e shumicës së aksionerëve të Digitalb.

Meqënëse nuk paguhet reklama e Top Channel, Vjollca ka urdhëruar të mos bëhet asnjë pagesë nga ana e administratorit të saj. 

Derisa viktimë e reklamës së Top Channel nuk janë vetëm punonjësit e Digitalb por edhe pagesat e vonuara për kampionatin spanjoll, kampionatin shqiptar dhe prodhuesit e sinjalit të kampionatit të Kosovës, raporton City News Albania.