Ylli suedez mund të kthehet sërish në La Liga, por jo te Barcelona.
Sipas Don Balon, super agjenti Mino Raiola është gati t’i ofrojë Real Madridit, sulmuesin e Milanos, Zlatan Ibrahimoviç.
38-vjeçari ende nuk ka ripërtërirë kontratën me klubin nga San Siro.
Kontrata e tij aktuale skadon në verë.
Nëse largohet nga Milano, Zlatan do të luajë në nivelet më të larta, nën drejtimin e trajnerit Zinedine Zidane.