Nga Prishtina në Tiranë, 257 kilometra. Ky është rrugëtimi që bëri Ish-basketbollisti, Fikret Shatri.

 45-vjeçari nga Istogu vrapoi 257 km.

Shkaku i një lëndimi të vogël, kilometrat e fundit i bëri duke ecur.

 Shatri u nis nga Prishtina, të enjten në ora 18:00, nga sheshi ‘Skënderbe’.

Pas 45 orësh, ai mbërriti te sheshi Skënderbeu në Tiranë, rreth orës 15:30.

“Jam i lumtur për faktin se jo që nuk dështova unë, por nuk dështuan miqtë e mijë. I përshëndes të gjithë ata njerëz që i kam lënë pa gjumë. Këmbët u lënduan për shkak të asfaltit”, ka thënë Fikret Shatri.

Gjatë rrugës, ai u shoqërua edhe nga atletë të tjerë./VAR Kosova/