Sulmuesi i Zvicrës me prejardhje shqiptare, Albian Ajeti, duket se do të ndërrojë skuadër.
Të paktën kështu raportojnë mediat në Angli.
Sipas tyre, sulmuesi shqiptar Albian Ajeti ka arritur marrëveshje me gjigantin e Skocisë, Celtic.
Verën e kaluar, Ajeti iu bashkua skuadrës angleze, West Ham United.
Më herët, ai ka qenë pjesë e skuadrës zvicerane Basel.