Leeds United nga sezoni i ardhshëm, do të luajnë sërish në Premier League pas 16 vjetësh.
Me t’u kthyer në mesin në ligën elitare, drejtuesit e klubit janë duke tentuar të transferojnë emra të mëdhenj.
Pasi ia kishin vënë syrin Zlatan Ibrahimovicit në janar, tash Leeds United, kanë kthyer sytë kah sulmuesi nga Uruguai, Edinson Cavani.
Këtë gjë e ka pranuar pronari i klubit anglez, Andrea Radrizzani.
“Përveç cilësive të tij, Cavani mund të kontribuojë me fizikun e tij dhe të adaptohet këtu, por unë kurrë nuk kam folur për të me trajnerin [Bielsa]”, tha Radrizzani për Sky Sport Italia.
Kjo sipas Radrizzanit mund të ndodh nëse Cavani do të jetë ende si transfer i lirë.
Ai ka folur edhe për sulmuesin e Milanit, Zlatan Ibrahimovic.
“Ibrahimovic, është çështje më e komplikuar. Në tentuam të nënshkruajmë me të në janar, por ai zgjodhi të shkoi në Milano”, tha Radrizzani.
Në anë tjetër, Edinson Cavani që në 301 ndeshje ka shënuar 200 gola për Paris Saint-Germain, i skadon kontrata në fund të kësaj vere.