NAPLES, ITALY - JULY 19: Gennaro Gattuso SSC Napoli coach greets Rodrigo de Paul of Udinese Calcio after the Serie A match between SSC Napoli and Udinese Calcio at Stadio San Paolo on July 19, 2020 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso, ka reaguar ashpër ndaj orarit të ngjeshur të ndeshjeve, duke thënë se lojtarët nuk janë robotë, prandaj ky nuk mund të quhet futboll.

Napoli e mundi 2:1 Udinesen falë një goli shumë të vonshëm nga Matteo Politano të dielën, por Gattuso nuk ishte plotësisht i lumtur pas ndeshjes.

Ai i vuri në pikëpyetje aftësitë e lojtarëve të vet për të shënuar gol por tha se nuk mund të presë nga ata të bëjnë paraqitje të mira çdo tri ditë.

“Jam i lumtur që e kërkuam fitoren deri në fund. Udinese është ekip i fortë fizikisht. Ne e goditëm shtyllën përsëri sot. Nuk mendoj se problemi ynë është baraspesha. Ne po e godasim shtyllën shpesh, jemi pafat me raste. Kjo na brengos, por tani ne po marrim pjesë në një sport tjetër. Ky nuk është futboll. Të luash çdo tri ditë dhe pa tifozë është ndryshe, lojtarët nuk janë robotë. Nuk mund të them asgjë keq për këtë ekip”, tha italiani.